Brufen 400 MG * 30
400 mg
Brufen indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.
- Temperaturës së lartë.
GJITHMONË merrni Brufen sipas rekomandimit të mjekut/ farmacistit tuaj. Tabletat merren pas ose gjatë ushqimit, shoqëruar me ujë.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Doza normale ditore është 600 deri 1800 mg (1-4 tableta). Mjeku mund të vendosë për të rritur dozën në varësi të simptomave tuaja, por jo më shumë se 2400 mg (6 tableta) në ditë.
Fëmijët: Doza normale ditore është 20 mg për kg peshë, e dhënë në doza të ndara. Brufen nuk duhet të jepet në fëmijë që peshojnë më pak se 7 kg.
Shtatzënia dhe Gjidhënia: Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë apo periudhës së gjidhënies. Brufen nuk duhet të përdoret në 3 mujorin e fundit të shtatzënisë dhe duhet të përdoren vetëm me rekomandim nga mjeku gjatë 6 muajve të parë të shtatzënisë.