Daleron Paracetamol 500 MG * 12

Daleron Paracetamol 500 MG * 12

Lekë 80.00
Title:  
Tableta me efekt qetësues për trajtimin e ethes dhe dhimbjes.

500 mg

Tabletat Daleron përmbajnë paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror dhe si rrjedhojë 
lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.

Tabletat Daleron përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar: 
  • dhimbjes së kokës
  • dhimbjes së dhëmbëve
  • dhimbjeve menstruale
  • dhimbjes muskulare
  • dhimbjes reumatike
  • dhimbjes që shoqërohet pas plagosjeve, proçedurave mjekësore dhe dentale
-Në të ftohurit dhe grip, tabletat Daleron lehtësojnë dhimbjen e muskujve dhe kyçeve dhe ulin temperaturën që shoqëron 
infeksionet virale dhe bakteriale.
-Ai shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.
Merreni gjithmonë Daleronin ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku. Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.
Adultët dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
Doza e rekomanduar është 1 deri 2 tableta, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 8 tableta në ditë.
Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç:
Doza e rekomanduar është 1/2 tableta deri 1 tabletë, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 4 tableta në ditë.

Ju nuk duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar. Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Shiko edhe