Bayer Aspirin 500 MG * 20

Lekë 202.00
Title:  
Substancë me veti analgjezike, antipiretike dhe anti-inflamatore.

500 mg

Aspirina 500 indikohet në:
-Dhimbje të lehta deri të moderuara
-Temperaturë/ethe

Aspirina 500 nuk duhet të përdoret:
-nëse keni mbindjeshëri (alergji) ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve të tjera ose përbërësve të tjerë të Aspirin 500;
-nëse keni pasur më parë mbindjeshmëri ndaj barnave për trajtimin e dhimbjeve, etheve ose inflamacionit (salicilate ose barna të tjera anti-inflamatore josteroidike);
-nëse keni ulçer akute në stomak ose duoden;
-nëse keni tendencë të lartë për gjakderdhje;
-nëse keni dëmtim të mëlçisë ose veshkave;
-nëse keni insuficiencë kardiake;
-nëse jeni duke u trajtuar me metotreksat;
-gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë.

Gjithmonë merrni Aspirin 500 sipas fletëudhëzuesit ose rekomandimit të mjekut/ farmacistit tuaj.
Doza e rekomanduar:

  • Fëmijët mbi 12 vjeç: 1 tabletë, 3 herë në ditë.
  • Të rriturit: 1-2 tableta, 3-6 herë në ditë.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
Para përdorimit të barit, konsultohuni me mjekun / farmacistin tuaj.

Aspirina 500 mg nuk duhet të merret gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, për shkak të rritjes së rrezikut të ndërlikimeve për nënën dhe foshnjën para dhe gjatë lindjes.

Shiko edhe