Holle Organic Pre Infant Formula * 400 G

Holle Organic Pre Infant Formula * 400 G

Lekë 2,100.00
Title:  
Qumësht formulë për bebe që nga lindja deri në moshën 6 muajshe.

400 g

Holle Organic Pre Infant Formula është një pre formulë e qumështit për foshnja, që nga dita e parë e jetës deri në moshën 6 muajshe të foshnjës. E krijuar nga qumështi i lopëve, të cilat rriten në përputhje me rregulloret e bujqësisë organike (ligji organik i BE -së). 

Kjo formulë ndihmon në lehtësimin e simptomave të refluksit tek bebet.

Ai përmban një sërë vitaminash:

  • Vitaminë A, e cila shërben në një formim të shëndetshëm të shikueshmërisë së fëmijë.
  • Vitaminë D, e cila kontribuon në formimin e shëndetshëm të kockave dhe dhëmbëve të fëmijës.
  • Vitamina B Kompleks kontribuojnë në mirëfunksionimin e sistemit nervor. Gjithashtu ndikojnë në metabolizmin e karbohidrateve dhe rritjen e energjisë.
  • DHA, e cila ndikon në zhvillimin e shëndetshëm nervor të bebit.
  • Vajra vegjetalë si Vaj Palme, Vaj Luledielli, Vaj Rapeseed, të cilët janë një burim i madh i Omega 3 dhe Omega 6.
  • Kalcium, i cili ndihmon në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të fortë.
  • Zinku, Bakri dhe Mangani forcojnë sistemin imunitar të fëmijës.
  • Hekuri, i cili parandalon shfaqjen e anemisë tek fëmija.

  • Kujdes!!!

    Qumështi i gjirit është qumështi me vlerat ushqyese më të mëdha. Holle rekomandon në cdo kohë gjidhënien. Krahas pasurisë me vitamina dhe minerale gjidhënia krijon një lidhje të ngushtë mes nënës dhe fëmijës.


    Përgatitja:

    • Gjithmonë lani dhe thani duart para se të përgatisni qumështin. Lani shishet, lugët dhe thikat. Pas larjes sterilizoni biberonin duke e zier për 3-5 minuta para përdoriit.
    • Zieni ujin dhe lëreni të ftohet deri në afërsisht 50 °C . Shtoni gjysmën e ujit në biberon.
    • Mbushni lugën matëse dhe nivelojeni sasinë me thikë. Shtojeni masën e qumështit pluhur në ujë.
    • Tundeni mirë shishen. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit. Lëreni të ftohet në 37 °C para se të ushqeni fëmijën.
    I përshtatshëm për përdorim që nga lindja në rast të zëvëndësimit ose si shtesë e qumështit të gjirit.

    Për shëndetin e fëmijës tuaj sigurohuni të ndiqni hapat e përgatitjes. Gjithmonë përgatisni ushqim të freskët.

    Mos i ngrohni ushqimet e mbetura dhe aq më tepër t'ia shërbeni fëmijës tuaj.


    Shiko edhe