Miconal Gyn Lavanda Vaginale * 5

Miconal Gyn Lavanda Vaginale * 5

Lekë 1,270.00
Title:  
Dush vaginal.

5 flakone

Miconal Gyn Lavanda Vaginale respekton aciditetin natyral të mjedisit vaginal; ka veprim pastrues, deodorant dhe antialkalin.

Përmban në formulimin e saj substancat e mëposhtme:

  • Acidi Laktik, që falë pH-së së tij ndihmon në ruajtjen e aciditetit fiziologjik të vaginës;
  • Aloe Vera dhe Kalendula kanë një veprim sinergjik dhe në të njëjtën kohë qetësues dhe zbutës.

Lavazhi vaginal lë një ndjesi të këndshme freskie dhe pastërtie.

Rekomandohet edhe në fund të ciklit menstrual dhe për higjienën personale pas një marrëdhënieje seksuale.

Indikohet si një ndihmës në trajtimin dhe parandalimin e një irritimi vaginal me origjinë bakteriale dhe mykotike.



Udhëzime përdorimi:

  • Tundeni flakonin para përdorimit.
  • Thyhet koka e flakonit me një rrotullim të lehtë.
  • Më pas hiqet kanula nga blisteri dhe vendoset në vrimën përkatëse boshe duke e fiksuar mirë.
  • Bëhet larja duke zbrazur flakonin mbi të cilin ushtrohet një presion i lehtë, në mënyrë që të rrjedhë lëngu dhe flakoni të zbrazet.

Këshillohet 1 flakon në ditë.


Shiko edhe