Mister Baby Cleansing Mousse * 200 ML
Lekë 1,000.00
Shkumë pastruese për lëkurën dhe flokët e fëmijëve që nga lindja.
200 ml
Share:
Mister Baby Cleansing Mousse përmban NMF 7, përbërësin e ri aktiv të zhvilluar pas viteve të kërkimit dhe të patentuar nga Advanced Research Mister Baby që përsërit veprimet e NMF (Faktori Hidratues Natyror) në hidratimin e lëkurës së fëmijës.
Shtatë anëtarët e tij, disa që ndodhen natyrshëm në lëkurën e foshnjës, i japin këtij përbërësi aktiv me cilësi të lartë:
- kapacitetin për të rindërtuar hidratimin në sipërfaqen e epidermës;
- aftësi për të ruajtur shkallën e duhur të lagështisë së shtresës barrierë;
- mundësinë për të përmirësuar funksionin barrierë të lëkurës, duke përmirësuar në të njëjtën kohë, strukturën dhe hidratimin e saj.
Linja e pastrimit me NMF7, siguron veprim të butë në lëkurë duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të saj natyral.
Formulimet janë jashtëzakonisht delikate.
- Surfaktantët e përdorur janë veçanërisht ekstra të butë, të përshtatshëm për përdorim edhe tek të porsalindurit.
Produktet e kësaj linje prodhojnë një shkumë shumë të lehtë, gjë që e bën shpëlarjen më të lehtë.
- Aplikoni një sasi të mjaftueshme shkume në flokë dhe lëkurë të njomë.
- Masazhoni me kujdes.
- Shpëlani me ujë të bollshëm, të ngrohtë.