Power Of Nature Hair Tone Nails & Skin * 30

Power Of Nature Hair Tone Nails & Skin * 30

Lekë 1,500.00
Title:  
Suplement ushqimor për mirëqënien e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

30 tableta

Power Of Nature Hair Tone Nails & Skin është një formulë e përbërë nga lëndët ushqyese të mëposhtme:

  • L-Lizina: aminoacid esencial që duhet të merret përmes dietës. Ajo luan një rol të madh në sintezën e kolagjenit, proteina bazë për mbështetjen dhe strukturën e lëkurës, e cila ndihmon në elasticitetin e saj.
  • L-Cisteina: Aminoacidi që gjendet në soje, mish të kuq dhe drithëra. Konsiderohet si një burim i squfurit organik për prodhimin e proteinës elastike keratin nga trupi.
  • Keratina natyrale e hidrolizuar: proteina strukturore e shtresës së jashtme të qelizave epiteliale. Është materiali kryesor strukturor i flokëve, thonjve dhe lëkurës. Konsiderohet si përbërësi kryesor i flokëve dhe prodhohet në folikulat e flokëve në shtresën e jashtme të lëkurës. Elementi kryesor strukturor i keratinës është aminoacidi cisteinë. Keratina gjithashtu ka përmbajtje të lartë të squfurit.
  • MSM: Roli i squfurit në ushqim është bërë gjithnjë e më interesant vitet e fundit. Metil Sulfonil Metani ose MSM, është gjithashtu një burim i këtij lëndë ushqyese të vlefshme.
  • Ekstrakti i Shegës: farat e ngrënshme të këtij fruti janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe substanca bioaktive që kanë efekte të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore. Polifenolet e shegës mbrojnë qelizat nga faktorët e dëmshëm që ndikojnë negativisht në flokët dhe lëkurën, si ekspozimi në diell dhe ndotja e ajrit.
  • Biotina: Kontribuon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale*.
  • Zinku: Kontribuon në ruajtjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës normale*.
  • Bakri: Kontribuon në pigmentimin normal të flokëve dhe lëkurës*.
  • Vitamina C: Kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionin normal të lëkurës*.
  • Vitamina E: Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ*.
  • Acidi Pantotenik: Kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë*.
  • Seleni: Kontribuon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ*.
  • Silicë: E gjejmë te drithërat, frutat dhe perimet. Është një komponent strukturor i kolagjenit.

Këshillohet përdorimi i 1 tablete në ditë.

Shiko edhe