Solgar Biotin 300 MG *100

Solgar Biotin 300 MG *100

Lekë 2,076.00
Title:  
Suplement ushqimor që ndihmon në mirëmbajtjen e flokëve, lëkurës dhe mukozave.

100 tableta

Biotina e njohur gjithashtu si vitamina B7 është pjesë shumë e rëndësishme të kompleksit të vitaminave B që kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve, lëkurës dhe mukozave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionimin normal psikologjik.

  • Ka të njejtin funksion thelbësor në metabolizmin normal të makronutrientëve dhe në metabolizmin e krijimit të energjisë.
  • Biotina ose vitamina H është vitaminë e bukurisë dhe freskisë. Eshtë vitaminë e tretshme në ujë.
  • Burimet e mira të vitaminës H janë e verdha e vezës, tharmi, tërshëra, arrat, të brendshmet siç janë mëlçia apo veshkat, çokollata dhe shumica e perimeve.

Biotina është përbërës aktiv i cili merr pjesë në shumë reaksione enzimatike sic është lidhja e rëndësishme në ciklin e Krebsit. Merr pjesë në proceset e çlirimit të energjisë nga glukoza. Biotina si koenzimë, merr pjesë në sintezën e acideve yndyrore në organizëm. Vlen të përmendet që merr pjesë edhe në prodhimin e antitrupave dhe e mbështetë veprimin e sistemit imunitar.

Simptomat e mungesës së Biotinës

  • Humbja e oreksit
  • Infeksionet e mukozës
  • Depresioni
  • Pagjumësia
  • Dhimbjet e muskujve
  • Urtikaria
  • Parehatia
  • Rritja e nivelit të kolesterolit në gjak.

Dihet që personat më të moshuar, sportistët kanë nivel më të vogël të biotines në gjak si dhe kanë nevojë të marrin dozë ditore të caktuar të biotines.

Rekomandohet të përdoret nga

  • Të gjithë personat që kanë insuficience të biotinës.
  • Personat me flokë, lëkurë apo thonj të dëmtuar.
  • Diabetikët.
  • Personat me probleme të neuropatisë diabetike.
  • Personat që vuajnë nga depresioni.
  • Personat me vështirësi në të fjetur.




Doza e rekomanduar është 1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Shiko edhe