Algofren 600 MG * 20

Algofren 600 MG * 20

Lekë 413.00
Title:  
Bar analgjezik dhe antiinflamator.

20 tableta

Algofren 600 MG indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

  • Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.
  • Temperaturës së lartë.

GJITHMONË merrni Algofren sipas rekomandimit të mjekut/ farmacistit tuaj. Tabletat merren pas ose gjatë ushqimit, shoqëruar me ujë.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Doza normale ditore është 600 deri 1800 mg (1-4 tableta). Mjeku mund të vendosë për të rritur dozën në varësi të simptomave tuaja, por jo më shumë se 2400 mg (6 tableta) në ditë.

Fëmijët: Doza normale ditore është 20 mg për kg peshë, e dhënë në doza të ndara. Algofren nuk duhet të jepet në fëmijë që peshojnë më pak se 7 kg.

Shtatzënia dhe Gjidhënia: Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë apo periudhës së gjidhënies. Algofren nuk duhet të përdoret në 3 mujorin e fundit të shtatzënisë dhe duhet të përdoren vetëm me rekomandim nga mjeku gjatë 6 muajve të parë të shtatzënisë.


Shiko edhe