ATC Çaj Boronice * 430 G
Lekë 3,250.00
Share:
Frytet e boronicës ( ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P.
Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës.
Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit.
Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.
Përgatitja:
- Kokrrat mund të përtypen ose të merren në formë çaji.
- Çaji përgatitet duke zhytur në një enë (masa e dy filxhanave çaji) me ujë të vakët një –dy lugë fryte boronice dhe duke i lënë të mufaten për dhjetë minuta.
- Më pas ena vihet në zjarr deri në vlim. Lëngu i përftuar pihet si një çaj dhe frytet e mbetura mund të hahen.