ATC Çaj Dafine * 90 G
Lekë 200.00
Çaji i gjetheve të dafinës përmban taninë dhe vajra esenciale.
90 g
Share:
Çaji i gjetheve të dafinës përmban taninë dhe vajra esenciale. Tradicionalisht është përdorur si çaj ndihmës në mjekimin e gripit, të bronkitit, si edhe për përmirësimin e tretjes.
Në mjekësinë alternative ekstraktet ujore si çaji janë përdorur si astringjente dhe në shpëlarjen e plagëve, në masazhe dhe në aromaterapi.
Gjithashtu avujt e dafinës përdoren në rastet e sëmundjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Përgatitja:
- Masa e një luge çaji me preparat hidhet në një xhezve me ujë (180 ml) ku lihet të valojë për 5-6 minuta.
- Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet për 2-3 minuta të tjera e mbuluar me kapak.
- Kullohet dhe hillet në filxhan.
- Mund të pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas deshires.
- Për shkak të përmbajtjes së teines në këtë çaj rekomandohet të mos merren më shumë se 3-4 filxhanë çaji në ditë.
- Përdorimi i tepruar nga gratë gjatë shtatëzanise mund të jetë një problem!