
Çaj Trëndafil i Egër
Lekë 220.00
Çaj për forcimin e imunitetit.
Trëndafil të egër, Boronicë (qershigël), Mollë e egër.
85 g
Share:
Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit.
- Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin nevojën e organizmit për Vitaminën C.
- Prania e mollës dhe boronicës shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit.
- Kjo përzjerje është gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut.
- Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i alergjisë së frymëmarrjes.
- Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit në gjak.
Këshillohet përdorimi për çdo moshë.
Përgatitja:
Një lugë çaji hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë. Lihet i mbuluar 5-10 minuta dhe pasi kullohet, mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo.
Mund të merret 2-5 herë në ditë sipas dëshirës i ngrohte ose dhe si çaj i ftohtë.