
Catidral * 30 Bustina
Diosmektil 3 g, Klorur Natriumi 0,263 g, Klorur Kaliumi 0,0373 g, Tripotassium citrate anhydrous 0,162 g, Trisodium citrate 0,147 g, Glukozë 1,982 g.
30 bustina
Catidral është një suplement i krijuar posaçërisht për trajtimin e diarresë akute dhe kronike.
Përbërja e tij përmban:
- Elektrolite që ekuilibrojnë, hidratojnë dhe zëvendësojnë lëngjet e humbura për shkak të diarresë.
- Diosmektil, një përbërës natyral që përmban alumin dhe silikat magnezi dhe ka veti anti-diarreike, ndihmon gjithashtu në zbutjen e gazrave, dhimbjet e shkaktuara nga kontraktimet e zorrëve dhe
simptomat që lidhen me çrregullimet gastrointestinale.
-Aromë të këndshme të vaniljes.
Doza e rekomanduar tre ditët e para:
Fëmijë (nga 1 deri në 12 muaj) deri 2 bustina në ditë.
Fëmijët mbi 1 vjeç
deri 4 bustina në ditë.
Të rriturit deri 6 bustina në ditë.
Pas 3 ditësh, vazhdoni me gjysmën e dozës deri në trajtimin e plotë të diarresë.
- Bustinat treten në 100 ml ujë dhe rekomandohet të merren larg vakteve ushqimore.
- Nëse simptomat e diarresë akute vazhdojnë më shumë se 5 ditë, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.
- CATIDRAL duhet të përdoret jo më shumë se 10 ditë rresht.