Denk Electrolyte *10
10 bustina
Elektrolitet janë minerale dhe kripëra që i nevojiten trupit në sasi të mjaftueshme. Ekuilibri i bilancit të elektroliteve është thelbësor për ruajtjen e funksioneve të ndryshme në qelizat e trupit.
Nëse trupi humbet një sasi të madhe lëngjesh, p.sh. përmes djersitjes së tepërt, ai humbet jo vetëm ujë, por edhe elektrolite të rëndësishme. Këto elektrolite nuk mund të prodhohen nga vetë trupi, prandaj është e nevojshme të absorbohen përmes ushqimit, pijeve dhe suplementeve të ndryshme.
Denk Elektrolyte është një përzierje elektroliti dhe glukoze, bazuar në rekomandimet e OBSH-së. Natriumi, kaliumi dhe kloruri janë elektrolite të rëndësishme të cilat, së bashku me glukozën dhe zinkun, mund të absorbohen në mënyrë optimale nga trupi.
Rekomandohet për:
- Personat të cilët djersisin në sasi të madhe gjatë një aktiviteti fizik.
- Personat që vuajnë nga diarreja, të vjellat, ethet dhe që janë dehidratuar.
- Me shije rrushi dhe limoni.
- Vegane.
- Pa gluten, laktozë, fruktozë dhe xhelatinë.
Doza e rekomanduar:
1- 5 bustina në ditë, të tretura në 200 ml ujë.
• Të përshtatshme gjithashtu për foshnjat dhe fëmijët.