Moment 200 MG
Lekë 555.00
Moment 200 mg përdoret për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit.
12 tableta, 24 tableta
Share:
Moment përmban Ibuprofen, një bar që i përket klasës së analgjezikëve, anti-inflamatorë që përfshin barnat që luftojnë dhimbjen dhe inflamacionin si dhimbja e kokës, dhimbje dhëmbi, dhimbje të kyçeve dhe muskujve etj. Ibuprofen ka gjithashtu veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë.
Trajton simptomat e ftohjes dhe gripit në të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.
Indikacione:
Indikohet në të rritur dhe adoleshentët nga 12 vjeç për:
- Trajtimin e dhimbjes të origjinave dhe natyrave të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgi, dhimbje të muskujve, të kockave, dhimbje menstruale)
- Lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit
- Uljen e temperaturës
Udhëzime për përdorim:
Lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
- Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: doza e rekomanduar është 1-2 tabeta, dy deri në tre herë në ditë.
Moment mund të merret në stomak bosh. Pacientët me probleme të stomakut, këshillohen ta marrin me stomak plot.
Flisni me doktorin tuaj nëse nuk ndiheni mirë ose përkeqësoheni pas 3 ditësh trajtim.