Neostrata Resurface Smooth Surface Daily Peel

Lekë 5,760.00 Lekë 7,200.00
Title:  
Trajtim peeling me efekt eksfoliues për përdorim të përditshëm.

Solucion 60 ML me Acid Glikolik & Aminofil + 36 pambukë

NeoStrata Smooth Surface Daily Peel Pads është një trajtim peeling në kushte shtëpie që ndihmon për të përmirësuar teksturën dhe tonalitetin e lëkurës duke reduktuar shfaqjen e rrudhave të imta dhe ekzistuese.

Përbërësit kryesorë përfshijnë:
Acidin Glikolik, i cili eksfolion dhe stimulon rigjenerimin qelizor duke bërë të mundur pastrimin e poreve, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe tonifikimin e saj.
Aminofili, është një derivat i patentuar i aminoacideve që ndihmon në stimulimin e kolagjenit dhe Acidit Hialuronik për të ndërtuar vëllimin natyral të lëkurës dhe për të zvogëluar shfaqjen e rrudhave të imta dhe ekzistuese.

Si rezultat, lëkura është më e freskët, e shëndetshme, e butë dhe më e tonifikuar.
  • Pa Paraben, pa aromë, jo-komedogjenik, pa yndyrë.
  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, përveç atyre që janë të ndjeshme, atopike ose të prirura për rosacea.
  • Para përdorimit, hidhni të gjithë sasinë e solucionit tek ena ku ndodhen pambukët.
  • Për rezultate optimale, aplikoni një pambuk çdo darkë në fytyrë të pastër, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve.
  • Masazhoni butësisht fluidin e ngelur.
  • Vazhdoni trajtimin me një prej kremrave që përdorni nga brandi i Neostratës.
Kujdes: Ky produkt përmban Alfa Hidroksi Acide (AHA) që mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit.

Shiko edhe