Oledro Hot * 12
Lekë 540.00
Oledro Hot përdoret për lehtësimin e simptomave të gripit dhe uljen e temperaturës.
12 bustina
Share:
Oledro Hot formuluar me bustina eferveshente me shije limoni përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Ul gjithashtu temperaturën e lartë dhe lehtëson dhimbjet me origjinë të ndryshme. Ndihmon në hollimin e sekrecioneve bronkiale në rrugët e frymëmarrjes duke lehtësuar kështu frymëmarrjen.
Rekomandohet të përdoret për të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
Oledro është një bar i kombinuar me 4 lëndë aktive që lehtësojnë simptomat e ftohjes, gripit dhe rinoviruseve.
- Paracetamoli është një bar antipiretik dhe analgjezik që ul temperaturën e lartë dhe lehtëson dhimbjen si dhimbja e kokë, dhimbje dhëmbi, dhimbje muskujsh dhe të kyçeve etj.
- Klorfeniraminë bar antihistaminik lehtëson simptomat e alergjisë si teshtitja, hundët e bllokuara dhe kolla. Fenilefrina është një dekongjestant që përdoret për lirimin e përhkohshëm të hundëve të bllokuara.
- Oksolamina bar antitusiv trajton kollën.
- Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Tretni një bustinë në 2/3 e gotës me ujë të nxehtë çdo 6 orë.
- Mos merrni më shumë se 4 bustina eferveshente në ditë.
- Mund të merret përpara ose pas vakteve.