Supofen 500 MG * 20
Lekë 172.00
Tableta me efekt qetësues për trajtimin e ethes dhe dhimbjes.
20 tableta
Share:
Tabletat Supofen përmbajnë Paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror dhe si rrjedhojë
lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.
Tabletat Supofen përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar:
- dhimbjes së kokës
- dhimbjes së dhëmbëve
- dhimbjeve menstruale
- dhimbjes muskulare
- dhimbjes reumatike
- dhimbjes që shoqërohet pas plagosjeve, proçedurave mjekësore dhe dentale
infeksionet virale dhe bakteriale.
-Ai shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.
Merreni gjithmonë Supofenin ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku. Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.
- Adultët dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Doza e rekomanduar është 1 deri 2 tableta, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 8 tableta në ditë.
- Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç: Doza e rekomanduar është 1/2 tableta deri 1 tabletë, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 4 tableta në ditë.
Ju nuk duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar. Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.