Tachipirina 1000 MG Compresse Effervescenti * 12

Tachipirina 1000 MG Compresse Effervescenti * 12

Lekë 748.00
Title:  
Tableta eferveshente me efekt qetësues, për trajtimin e ethes dhe dhimbjes.

12 tableta

Tachipirina përmban Paracetamol, i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).
Trajtimi simptomatik i dhimbjeve të të gjitha llojeve (psh. dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje qafe, dhimbje në nyje dhe lumbosakrale, dhimbje menstruale, nderhyrje kirurgjikale të vogla).

  • Substanca aktive është: Paracetamoli (secila tabletë eferveshente përmban 1000 mg paracetamol) 
  • Përbërësit e tjerë janë: acidi citrik, bikarbonat natriumi, sorbitol, benzoat natriumi, arome portokalli, acesulfame K, emulsion simetikoni, dokusat natriumi.

Tachipirina në shtatzani
Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.

Dozimi:
Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

  • Të rriturit- Tachipirina 1000mg rekomandohet për të rriturit dhe adoleshentët mbi 15vjeç. 
  • Doza e rekomanduar është 1 tabletë e tretur në ujë deri 3 herë në ditë, në një interval midis dozave jo me pak se 4 orë.

Shiko edhe