Tachipirina Bambini Supposte * 10
Lekë 410.00
Supozitorë për fëmijë, me efekt analgjezik dhe antipiretik.
10 supozitorë
Share:
Tachipirina përmban përbërësin aktiv Paracetamol i cili vepron duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe duke lehtësuar dhimbjen (analgjezik).
Tachipirina përdoret tek fëmijët për:
- trajtimi simptomatik i gjendjeve me ethe si gripi, sëmundjet ekzantematoze (sëmundjet infektive tipike për fëmijët dhe adoleshentët), sëmundjet akute të traktit respirator, etj.;
- dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme mesatare).
Në varësi të peshës së fëmijës, përcaktojmë dozën e Paracetamolit.
- Tachipirina Bambini Suposte 125 MG duhet të përdoret tek fëmijët me peshë nga 3,2 deri në 12 kg.
- Tachipirina Bambini Suposte 250 MG përdoret tek fëmijët me peshë trupore midis 11 dhe 20 kg.
- Tachipirina Bambini Suposte 500 MG përdoret tek fëmijët me peshë trupore midis 20 dhe 40 kg.
Dozimi:
Gjithmonë lexoni udhëzimet e dozimit të përshkruara tek kutia e produktit para përdorimit të tij.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj për dozimin e saktë të supozitorëve në varësi të peshës trupore të fëmijës tuaj.
- Fëmijët me peshë nga 3,2 deri në 12 kg- 1 supozitor 125 MG çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
- Fëmijët me peshë nga 11 deri në 20 kg- 1 supozitor 250 MG çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
- Fëmijët me peshë nga 20 deri në 40 kg- 1 supozitor 500 MG çdo 6 orë. Nuk duhet të tejkalohet doza e 4 supozitorëve gjatë 24 orëve.
Mënyra e administrimit: Rektale.