Tylol Hot Diabetic * 12
Lekë 564.00
Medikament, trajtues i simptomave të gripit dhe ftohjes, i përshtatshëm nga pacientët diabetikë.
12 bustina
Share:
Tylol hot D përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.
Përmban Paracetamol, Klorfeniraminë dhe Pseudoefedrinë HCl. Redukton sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes dhe zhbllokon hundët e zëna. Lehtëson gjithashtu dhimbjen dhe ul temperaturën e trupit.
- Paracetamoli ka veti analgjezike duke lehtësuar dhimbjen dhe ul temperaturën.
- Pseudoefedrina lehtëson kongjestionin nazal në hundët me sekrecione ndërsa Klofeniramina minimizon simptomat e alergjisë dhe mbindjeshmërinë e syve.
Nuk përmban sheqer dhe mund të përdoret edhe për personat diabetik.
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përdorimit.
- Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 160 ml ujë të ngrohtë dhe pihet menjëherë.
Nëse është e nevojshme, doza tjetër duhet të merret pas një intervali 6-orësh.
Doza maksimale ditore e rekomanduar është 4 bustina.