Agelmin Cetirizine 10 MG KT *20

Agelmin Cetirizine 10 MG KT *20

Lekë 412.00
Title:  
Tableta për trajtimin e simptomave të shkaktuara nga alergjitë.

10 mg

Përbërësi aktiv quhet cetirizinë hidrokloride, e cila i përket klasës së barnave të quajtura antihistaminikë. 

Tabletat Agelmin përdoren për lehtësimin e simptomave të:

  •  etheve
  •  temperaturës
  • shenjave të tjera të shkaktuara prej alergjive (p.sh. teshtitje, hundë të lëngshme ose kruarje) 
  • ose skuqje të lëkurës (skuqje kronike, urtikarie idiopatike) në të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç.

Tabletat janë të sigurta tek pacientët me astma të lehtë ose të moderuar pasi nuk ndikojnë në rrugët respiratore.

Gjithmonë merrni barin saktësisht siç përshkruhet në këtë broshurë ose siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti. 

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.

Tabletat duhet të administrohen me ujë.

Dozat e rekomanuara:

Të rriturit, pacientët e moshuar dhe fëmijët 12 vjeç e lart: 1 tabletë në ditë.

Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç: Gjysma e tabletës, dy herë në ditë.

Fëmijët nën 6 vjeç: Nuk rekomandohet.

Pacientët me dëmtime renale: Pacientëve me dëmtime të moderuara të veshkave u rekomandohet të marrin 5 mg, një herë në ditë. 

Nëse keni probleme të rënda në veshka (ose mëlçi dhe probleme të veshkave së bashku) ju lutemi kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj i cili mund të rregullojë dozën në përputhje me rrethanat.


Shiko edhe