Alrinast është një medikament antialergjik, falë përmbajtjes së tij me Desloratadinë.
Qetëson simptoma të tilla si:
- teshtitje
- hundë, që rrjedhin ose të irrituara
- qiellzë e pezmatuar
- sy të kuq, të përlotur apo të irrituar
- alergji të tjera të lidhura me rinitet alergjike
Alrinast përdoret gjithashtu edhe për eleminimin e simptomave të tilla si urtikarie, ënjtje apo skuqje të lëkurës. Këto simptoma qetësohen përgjatë ditës, dhe trajtimi me këtë bar, ju ndihmon për të rifituar veprimtarinë tuaj normale të përditshme.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: Merrni 1 tabletë, në mbrëmje.
- Tabletat merren me ujë dhe shoqërohen, ose jo me ushqim.
- Lidhur me kohëzgjatjen e trajtimit, mjeku juaj do të përcaktojë llojin e rinitit alergjik, prej të cilit ju vuani, dhe rrjedhimisht, do të përcaktojë për sa kohë ju duhet të trajtoheni me Alrinast.