Rhinostop * 20

Rhinostop * 20

Lekë 407.00
Title:  
Medikament, i cili në mënyrë të shpejtë dhe efektive lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes.

20 tableta

Rhinostop® në mënyrë të shpejtë dhe efektive lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes (dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik), siç janë:

  1. kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës,
  2. ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse ,
  3. rritjen e sekrecioneve nga hunda,
  4. fishkëllimat nga hunda,
  5. tështimat,
  6. kollën,
  7. skuqjen dhe ënjtjen e mukozës së hundës,
  8. skuqjen e syve dhe ënjtjen e kapakëve të syrit,
  9. ndjesinë e djegies së syve,
  10. rritjen e lotimit nga sytë,
  11. ngritjen e temperaturës trupore,
  12. dhimbjen e kokës dhe dhimbje të tjera,
  13. dhimbjen e fytit dhe ndjesinë e sikletit, gërvishtjes dhe djegies së fytit,

Rhinostop® gjithashtu përmirëson gjumin dhe cilësinë e të fjeturit dhe kontribuon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Rhinostop® është një medikament me shumë komponente i hartuar me kujdes, me qëllimin kryesor përmirësimin e shpejtë dhe efikas të gjëndjes shëndetësore të pacientit dhe kthimin e tij sa më shpejt në funksion normal për të kryer aktivitetet e përditshme.

Rhinostop® përmban:

  • Paracetamol – analgjezik dhe antipiretik që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyceve.
  • Pseudoefedrin – dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes, përmirëson kalueshmërin e ajrit në traktin respirator, zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës, lehtëson frymëmarrjen.
  • Klorfenamin – antihistaminik, i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse, zvogëlon fishkëllimat e hundës, zvogëlon lotimin dhe kollën indirekte, veçanërisht gjatë natës, sepse lehtëson gjumin dhe përmirëson cilësinë e tij.


Dozimi:

  • Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të Rriturit: 1 tabletë çdo 6 orë. Të mos kalohet doza e 4 tabletave në 24 orë.
Nuk rekomandohet përdorimi i Rhinostop tableta për fëmijë nën 12 vjeç. 
Pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave këshillohen të zgjasin intervalin kohor mes dy dozimeve çdo 8-12 orë.

Shiko edhe