Youth Lab Candy Scrub & Mask 50 ML

Lekë 2,050.00
Title:  
Maskë skrab kremoze për të gjitha tipet e lëkurave.

50 ml

Candy Scrub & Mask është një maskë skrab kremoze, e cila largon në mënyrë efektive qelizat e vdekura, papastërtitë dhe pastron poret e bllokuara, pa shkaktuar irritim në lëkurë.

Nëse e lini mbi lëkurë për një kohe më të gjatë, vepron si maskë, duke hidratuar dhe forcuar lëkurën.

Rezultati: lëkurë e lëmuar, rrezatuese dhe e rigjeneruar, pa njolla të zeza dhe me pore më pak të dukshme. 

Përbërësit aktivë:

  • Granulat e Perlitit dhe Celulozës: (mineral natyral dhe grimca nga lëvorja e pemës), eksfoliojnë pa shkaktuar irritim të lëkurës, përshpejtojnë proçesin natyror të eliminimit të qelizave të vdekura të lëkurës dhe lenë poret e lëkurës të pastra, pa njolla të zeza dhe të bardha. Në lëkurat e yndyrshme, ndihmojnë në reduktimin e sebumit (yndyrës).
  • Acidi salicilik: i përket acideve β-hidroksi (BHA). Përdorimi i tij rekomandohet veçanërisht për lëkurat e yndyrshme ose me tendencë për akne pasi depërton në thellwsi të poreve duke i pastruar nga njollat ​​e zeza dhe të bardha. Përveç kësaj, kontrollon sekretimin e sebiumit (yndyrws), përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
  • Ekstrakti i Kërpudhave ka veprim në reduktimin e poreve të zmadhuara & hidratimin e lëkurës.
  • Argjil Montmorillonite : pastron poret në thellësi.
-E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurave, përfishirë lëkurat e ndjeshme / të thata.
-Testuar dermatologjikisht, nuk shkakton krruarje, pa paraben dhe gluten.

Aplikojeni maskën mbi lëkurë të lagur, duke shmangur zonën përreth syve.

Për rezultate më të mira, lejeni të veprojë për 5 minuta mbi lëkurë dhe shplajeni më pas me ujë të vakët. 

Mund ta përdorni 1-2 herë në javë ose sa herë të jetë e nevojshme. 

Shiko edhe