Youth Lab Daily Sunscreen Gel Cream_Oily Skin 50 ML
50 ml
Kremi Daily Sunscreen Gel Cream SPF 50 Oily Skin siguron mbrojtje të lartë nga rrezatimi UVA & UVB dhe në të njëjtën kohë, në sajë të përbërjes së saj me ngjyrë, që përshtatet me tonin e lëkurës, jep mbulim uniform duke mbuluar shenjat dhe papërsosmëritë e lëkurës.
Përmirëson nivelet e lagështisë dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, në sajë të Vitaminave E dhe PP, të cilat parandalojnë humbjen e ujit transdermal dhe plakjen e parakohshme, kurse Amidoni i Misrit rregullon sekretimin e yndyrës, duke dhënë një efekt mat.
-Përbërje jo-komedogjenike, e hollë, me aromë të këndshme, e cila qëndron gjatë për shumë orë. Ideale për përdorim të përditshëm në qytet.
-Testuar dermatologjikisht, pa parabene dhe pa gluten.
Përbërësit aktivë:
- Amidoni i misrit: hidraton dhe rikthen elasticitetin e lëkurës.
- Vitamina E: ofron mbrojtje të fortë antioksidante dhe rikthen elasticitetin e lëkurës.
- Filtrat Natyralë UVA & UVB: mbrojnë nga rrezet e diellit.
Vendoseni produktin 30 minuta para ekspozimit në diell, direkt në fytyrë dhe qafë, duke mbuluar me kujdes të gjitha zonat e ekspozuara.
Për mbrojtje më të lartë, përsëriteni aplikimin pas notit ose djersitjes së lëkurës.