Bioscalin Physiogenina Shampo Fortificante * 200 ML

Bioscalin Physiogenina Shampo Fortificante * 200 ML

Lekë 1,560.00
Title:  
Shampo forcuese, revitalizuese për meshkuj dhe femra.

200 ml

Shampo forcuese Physiogenina, specifike në rivitalizimin e flokëve të hollë dhe të dobësuar të meshkujve dhe femrave, ofron një veprim të çmuar ushqyes dhe forcues falë përbërësve aktivë specifik, të përzgjedhur me kujdes.

Në thelb të formulimit është kompleksi inovativ i zhvilluar nga kërkimet Giuliani, Physiogenina.

Studimet in vitro kanë treguar që ky kompleks është në gjendje të favorizojë procesin fiziologjik të vetë-riparimit qelizor, thelbësor për të mbështetur mirëqënien e folikulit të flokut dhe skalpit, dhe në këtë mënyrë fazën e rritjes të flokëve.

Formula e re e Bioscalin Physiogenina shampo forcuese revitalizuese është e kompletuar nga përbërës specifik që veprojnë në fibrën e flokut:

  • Një Proteinë e Grurit kryen veprim riparues në të, duke i dhënë shkëlqim dhe butësi
  • Kombinimi i Pantenolit dhe Betaina  ushqejnë dhe hidratojnë flokun, duke e mbrojtur nga stresi i jashtëm (tharësja e flokëve dhe krehëri)
  • Bioscalin shampo rivitalizuese vepron në flokë falë një teknologjie të patentuar që rrit efektivitetin e përbërësve aktivë, duke e zgjatur veprimin e tyre.
  • Formula e re Bioscalin Physiogenina Shampo gjithashtu ofron një sistem delikat pastrimi të gjeneratës së fundit, që lejon largimin e papastërtive duke respektuar balancën hidro-lipidike të flokëve dhe skalpit. Prezenca e një balsami special gjithashtu minimizon fërkimin e flokëve, duke reduktuar rrezikun e dobësimit dhe këputjes gjatë larjes.


Aplikoni produktin në flokë të lagur, masazhojeni, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shplajeni.

Shiko edhe