Bronchostop Syrup

Lekë 584.00
Sasia:  
Shurup për lehtësimin e çdo kolle të lidhur me një ftohje.


120 ml

All, Kollë, Pa recetë

Bronchostop është një shurup me lëndë aktive krejtësisht bimore, për të zbutur kollën e thatë dhe për të siguruar ekspektorim në rast të kollës me sekrecione.

Trumza është e njohur me shekuj si një ekspektorant, që largon sekrecionet.
Rrënja e mullagës është treguar të jetë efektive në lehtësimin e kollës së thatë, duke formuar një shtresë mbrojtëse në mukozën e irrituar dhe duke zvogëluar në këtë mënyrë nxitjen për kollitje. 

  • Nuk shkakton përgjumje
  • Pa laktozë


Gjithmonë merrni sshurupin siç përshkruhet në fletëudhëzues ose si jua ka përshkruar mjeku/ farmacisti juaj.

Doza e rekomanduar është: 

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: 10 ml çdo 3 orë deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri 60 ml.

Fëmijët nga 4 - 12 vjeç: 5 ml çdo 3 orë deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri 30 ml.

Fëmijët më pak se 4 vjeç: Përdorimi te fëmijët nën 4 vjeç nuk rekomandohet për shkak të mungesës së të dhënave dhe për shkak se duhet kërkuar këshilla mjekësore.

Kohëzgjatja e administrimit: Vetë-mjekimi me BRONCHOSTOP shurup duhet të kufizohet në 5 ditë. Nëse deri atëherë nuk shihni ndonjë përmirësim, ju duhet të vizitoni një mjek.


Shiko edhe