
Doppelherz Magnesium 400 * 30
Lekë 1,230.00
Tableta me përmbajtje magnezi për funksionimin normal të muskujve dhe metabolizmin e energjisë.
400 mg Magnez, 600 µg Acid Folik, 4.2 mg Vitamin B1, 5 mg Vitamin B6, 5 µg Vitamin B12.
30 Tableta
Share:
Tabletat Doppel Herz janë të përbëra nga:
- Magnezi, i cili kontribuon në metabolizmin e energjisë dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Vitamina B1, e cila ndihmon në funksionimin normal të zemrës.
- Vitaminat B6 dhe B12, luajnë rol në funksionimin normal të sistemit nervor, si dhe kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për transportin e oksigjenit në gjak. Përveç kësaj, ato kontribuojnë në funksionin normal të sistemit imunitar.
- Acidi folik luan një rol në ndarjen normale të qelizave dhe formimin e gjakut. Së bashku me vitaminat B6 dhe B12, kontribuon në metabolizmin normal të homocisteinës.
Doza e rekomanduar është 1/2 - 1 tabletë në ditë.