Flonidan është një antialergjik që përdoret për të lehtësuar simptomat e kruarjes, skuqjes, enjtjes dhe sekrecioneve nazale.
- Përmban si lëndë aktive Loratadinën e cila bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Ai frenon veprimin e histaminës (mediatorë), prandaj paraqet një efekt të fortë antialergjik, duke lehtësuar simptomat e: kruarjes, skuqjes, enjtjes dhe sekrecioneve nazale.
- Edemës dhe irritimit alergjik të brendshëm të hundës, të shkaktuar nga riniti alergjik (sezonal) dhe alergjisë nga pluhuri i shtëpisë.
- Shpërthimit kronik me njolla dhe të kruara në lëkurë (urtikarie).
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
- Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç - 1 tabletë një herë në ditë.
- Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit mbi 30 kg) - 1 tabletë një herë në ditë.
- Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit nën 30 kg) - ½ tabletë një herë në ditë.
Në pacientët me dëmtim të mëlçisë trajtimi duhet të fillojë me një dozë më të ulët.