Genante * 30

Genante * 30

Lekë 4,200.00
Title:  
Suplement ushqimor, ndihmës për çiftet që tentojnë për shtatzëni.

30 tableta

Genante është një suplement ushqimor, i cili është formuluar posaçërisht për të lehtësuar fertilitetin femëror dhe për të nxitur ngjizjen.
Bazuar në Acidin folik, Vitaminat B6, B12, D dhe Revifast (një ekstrakt i Polygonit), ka një veprim antioksidant, duke luftuar kështu plakjen e parakohshme qelizore. Ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe rrjedhimisht ciklin menstrual. Nxit rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë dhe ndërhyn në procesin e ndarjes korrekte të qelizave, për të garantuar një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme.

Formula speciale i garanton fetusit furnizimin e duhur me lëndë ushqyese dhe ndihmon në përgatitjen e organizmit të nënës për të mirëpritur foshnjën, por edhe në fazat e mëvonshme të lindjes dhe ushqyerjes me gji. 

  • Acidi Folik stimulon formimin e indeve të nënës dhe sintezën fiziologjike të aminoacideve. 
  • Së bashku me Vitaminat B6 dhe B12 promovon metabolizmin e duhur të homocisteinës, një aminoacid squfuri, i cili në sasi të tepërt mund të ekspozojë nënën dhe fëmijën e palindur ndaj rrezikut të trombozës. Acidi folik gjithashtu ndërhyn në procesin e ndarjes së qelizave, i cili është thelbësor për formimin e zigotës dhe transferimin e saj në mitër. 
  • I kombinuar me Vitaminën D përmirëson funksionet e sistemit imunitar, duke e bërë atë më të shpejtë për t'u përgjigjur kur është e nevojshme. Vitamina D garanton gjithashtu një përthithje të mirë të fosforit dhe kalciumit, thelbësore për shëndetin e kockave të nënës dhe foshnjës së saj, por edhe për të përcjellë saktë mesazhet nga brenda në pjesën e jashtme të qelizave. 
  • Revifast, një ekstrakt i Polygonum cuspidatum (bimë shumëvjeçare me veprim antiinflamator dhe vazorelaksues), ka veti antioksiduese, përmirëson rregullin e ciklit menstrual dhe funksionalitetin e sistemit kardiovaskular. Për më tepër, zvogëlon ndjesinë e bezdisshme të lodhjes fizike dhe mendore, tipike për muajt e parë të shtatzënisë.

Për të marrë përfitimet e duhura, rekomandohet marrja e rregullt të suplementit ushqimor, në sasinë prej 2 tabletash në ditë, njëra në mëngjes dhe tjetra në mbrëmje, të gëlltitur me shumë ujë, mundësisht pa gaz ose lëngje frutash. 

Para marrjes, preferohet të konsultoheni me udhëzimet në fletëudhëzimin e paketimit dhe gjinekologun tuaj.

Shiko edhe