Lordes 2.5 MG/ 5 ML * 150 ML

Lordes 2.5 MG/ 5 ML * 150 ML

Lekë 483.00
Title:  
Bar antihistaminik, i cili lehtëson simptomat alergjike tek fëmijët dhe të rriturit.

150 ml

Alergjitë, All, Të tjera

Lordes 2.5 MG/ 5 ML përmban Desloratadinë një bar anti-alergjik që nuk jep përgjumje. Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të reaksioneve alergjike dhe simptomave të tyre gjatë gjithë ditës duke ndihmuar në vazhdimin normal të aktiviteteve të përditshme si dhe të një gjumi sa më komod.

  • Desloratadina vepron duke parandaluar efektet e një substance që prodhohet nga vetë trupi ynë e quajtur Histaminë. Histamina mund të shkaktojë kruajtje, teshtitje, rrjedhje të hundëve dhe lotim të syve.Indikacionet terapeutike:
  • Desloratadina lehtëson simptomat e rinitit alergjik (inflamacion i mukozës së hundës të shkaktuar nga substanca alergene). Këto simptoma përfshijnë teshtitje, rrjedhje hundësh ose kruarje, kruajtje e qiellzës, sy të skuqur ose të përlotur.
  • Desloratadine mund të përshkruhet për të lehtësuar simptomat e urtikaries (skuqje e lëkurës e shkaktuar nga alergjitë) e cila shoqërohet me kruajtje dhe skuqje lokale.


Udhëzime për përdorimin e duhur dhe shpeshtësinë e dozës:

  • Fëmijët e moshës: 6 deri 11 muaj: 2 ml shurup një herë në ditë. Përdorni lugën matëse deri në 2 ml.
  • Fëmijët e moshës: 1 deri në 5 vjeç: 2.5 ml shurup një herë në ditë. Përdorni lugën matëse deri në 2.5 ml.
  • Fëmijët e moshës nga 6 deri 11 vjeç: 5 ml shurup një herë në ditë. Përdorni lugën matëse deri në 5 ml.
  • Të rriturit dhe fëmijët 12 vjeç e sipër: 10 ml shurup një herë në ditë ( dozë ditore) Përdorni lugën matëse deri në 5 ml dy herë në ditë
Mjeku juaj do të përcaktojë llojin e rinitit alergjik dhe të vendosë kohëzgjatjen e trajtimit tuaj me desloratadine.

Shiko edhe