M.A.D Brightening Illuminating Daily Moisturizer 50 ML

M.A.D Brightening Illuminating Daily Moisturizer 50 ML

Lekë 5,200.00 Lekë 6,500.00
Title:  

Një hidratues dite i lehtë për t'ju bërë të dukeni më mirë dhe për t'i kthyer një shkëlqim më rinor pamjes së lëkurës tuaj.

50 ML

Hidratues dite me teksturë të lehtë, i pasur me përbërës botanikë për të zbardhur dhe njëtrajtsuar tonin e lëkurës. Peptidet në formulë ndihmojnë në reduktimin e shenjave të moshës duke minimizuar shfaqjen e njollave të errëta, tonin e pabarabartë të lëkurës dhe rrudhat e imëta, ekzistuese për ti dhënë lëkurës shkëlqimin e munguar. Lëkura ka nevojë për ushqim dhe përbërësit duhur për t'u dukur e njëtrajtshme dhe e ekuilibruar. Ky hidratues përmban ndriçuesit më të mirë holistik të lëkurës për rezultate të larta.

Përbërësit aktivë:

  • Ekstrakti i frutave Emblica i ofron lëkurës shkëlqim dhe ndihmon në minimizimin e shfaqjes së hiperpigmentimeve, duke e lënë të shndritshme dhe të shëndetshme.
  • Kompleksi Multi-Vitaminë C ky kombinim i vitaminës C të stabilizuar ndihmon për të ndriçuar dhe shtuar shkëlqimin në lëkurën pa jetë.
  • Ekstrakt i frutave të Manit I përdorur tradicionalisht për të trajtuar hiperpigmentimin, ky përbës bimor ndihmon në reduktimin e njollave dhe përmirësimin e lëkurës së dëmtuar.
  • Ekstrakt i Frutave të Manaferrës së Ariut ndihmon në njëtrajtshmërinë e teksturës së lëkurës duke pakësuar prodhimin e melaninës.
  • BVOS-C Një formë e qëndrueshme, e tretshme në vaj e vitaminës C, ofron mbrojtje ndaj rrezeve UV, zbardhlëkurën, ka veprim anti-rrudhë, si dhe ndihmon në sintezën e kolagjenit. Ai gjithashtu ka veprim antioksidues dhe aftësia për të depërtuar në epidermë/ qeliza e bën BVOS-C një përbërës shumë të bio-disponueshëm.
  • Stay-C® 50 Kjo formë e stabilizuar e vitaminës C, vepron duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të imta, zbardhjen e njollave në lëkurë, njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Për më tepër, është një agjent i shkëlqyer riparues për lëkurën e dëmtuar nga dielli. 
  • Fosfati i magnezit është një formë e tretshme në ujë dhe shumë e stabilizuar e Vitaminës C. E njohur kryesisht për përfitimet e saj për ndriçimin e lëkurës, njëtrajtësimin e tonit të saj, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe zvogëlimin e rrudhave, nëpërmjet rritjes së procesit të rigjenerimit qielizor.
  • ß-White™ shërben si një përbërës kyç për një efekt ndriçues. Në 100% të testimit, të gjithë vullnetarët demonstruan një rritje të konsiderueshme të butësisë e lëkurës. Pas vlerësimit klinik të ngjyrës së lëkurës, rezultatet treguan një efekt ndriçues prej 30% në më pak se 2 muaj.
  • Ekstrakti i Likuiricës vepron duke zbardhur lëkurën e hiperpigmentuar dhe është gjithashtu një anti-inflamator i fuqishëm.
  • Niacinamidi është një përbërës efektiv për zbardhjen e lëkurës që vepron duke penguar transferimin e melanosomeve. Niacinamidi ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbehjen e njollave të errëta. Ky antioksidant natyral gjithashtu ndihmon në sintezën e kolagjenit, i rëndësishëm për rritjen e elasticitetit, duke promovuar një pamje të shëndetshme dhe rinore.




Aplikoni Illuminating Daily Moisturizer në zonën e qafës dhe fytyrës duke shmangur kontaktin me sytë. 


Shiko edhe