![M.A.D Delicate Skin Cleansing Gel * 200 ML](http://pharmawest.al/cdn/shop/files/FINALTEMPLATE_b7ec5b94-3c36-4aab-b471-8b84558b7365_800x.jpg?v=1682936016)
M.A.D Delicate Skin Cleansing Gel * 200 ML
Lekë 3,890.00
Xhel delikat, i cili siguron pastrim të thellë, të butë, pa tharje dhe pa irritim.
200 ml
Share:
M.A.D Delicate Skin Cleansing Gel është një xhel delikat, i pasur me Ekstrakte të Kamomilit, Aloe Verës dhe Likuiricias, të cilat nuk irritojnë lëkurën gjatë larjes. Largon papastërtitë dhe mbetjet e make-upit pa irrituar lëkurën tuaj. E lë lëkurën të qetë, të pastër dhe gati për t'u dukur sa më mirë.
Përbërësit aktivë:
- Ekstrakti i Kamomilit, një shërues natyral që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe shqetësimit të lëkurës së irrituar.
- Ekstrakti i Jamballit, një ilaç natyral i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit për lëkurën e kuqe, të irrituar dhe të ndjeshme. Rrit imunitetin dhe përmban antioksidantë të fuqishëm që zvogëlojnë skuqjen që vjen nga lëkura e përflakur nga mjedisi.
- Aloe Vera, qetësues dhe hidratues natyral që qetëson dhe hidraton lëkurën e thatë, të dëmtuar dhe të irrituar.
- Prodew 400 i përbërë nga 8 lloje të aminoacideve si dhe PCA natriumi dhe acidi laktik, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia, ndihmon në hidratimin dhe promovon elasticitetin. Formulimi i aminoacideve është modeluar sipas aminoacideve natyrale të lëkurës dhe ka veti të shkëlqyera hidratuese për shkak të efektit sinergjik të natriumit PCA dhe L-Proline duke rritur kështu funksionin natyral të lagështisë së lëkurës dhe duke treguar një rritje prej 85% në efektin hidratues.
- Përzieni xhelin me ujë të vakët.
- Mesazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa të formohet shkumë.
- Shpëlajeni me ujë të vakët.
- Shmangni kontaktin me sytë.