M.A.D Fade Gel 6 * 30 ML

M.A.D Fade Gel 6 * 30 ML

Lekë 6,000.00 Lekë 7,500.00
Title:  
Një koktej i fuqishëm i gjashtë zbardhuesve të njohur të lëkurës, që trajtojnë hiperpigmentimin, njollat e lëkurës dhe rrudhat.

30 ML

Një kombinim i alfa-hidroksi acideve, acidit kojic dhe azelaik, kompleksit të vitaminës C ndihmojnë në rigjenerimin qielizor për eksfolim maksimal që çon në një lëkure më të shndritshme, të njëtrajtshme dhe reduktim i hiperpigmentimit. Përdorimi i rregullt i këtij produkti mund të sigurojë një lëkurë më të lëmuar, më të shëndetshme dhe të njëtrajtësojë lëkurën.

Përbërësit Aktivë:

  • Acidi Kojic një reduktues natyral i njollave që nxirret nga kërpudha japoneze Shiitake, ndihmon në njëtrajtësimin e lëkurës duke reduktuar sasinë e melaninës në lëkurë. E njohur për reduktimin e njollave të dukshme, njëtrajtëson pamjen e lëkurës duke i dhënë një pamje më të shëndetshme dhe rrezatuese. Gjithashtu është efektive në eliminimin e radikaleve të lira.
  • Kompleksi i vitaminës C një kombinim i vitaminës C të stabilizuar që ndihmon në ndriçimin e lëkurës pa jetë.
  • Acidi Azelaic një zbardhues shumë efektiv, ndihmon në minimizimin e njollave duke ngadalësuar prodhimin e melanociteve të cilat janë qelizat që prodhojnë pigmentin në lëkurë. Acidi Azelaic ndihmon në eksfolimin e qelizave të lëkurës për përthithje më të mirë të përbërësve aktivë dhe për të ndihmuar për një pamje më të shëndetshme dhe më të ndritshme.
  • Acidi Laktik eksfolion dhe stimulon rigjenerimin e qelizave. Mjaft efektiv në trajtimin e hiperpigmentimit, njollave me prejardhje të ndryshme. Ky proçes eksfolimi ndihmon në një lëkurë më të shndritshme dhe më të lëmuar.
  • Acidi Glikolik ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, njëtrajtësimin e saj duke i dhënë shkëlqim dhe pamje të shëndetshme. Përmasat e vogla të molekulës e bëjnë këtë një eksfoliues efektiv, duke ndihmuar në shfaqjen e lëkurës së re dhe të rigjeneruar në sipërfaqe. Ruan hidratimin dhe përgatit lëkurën për të përthithur lehtësisht përbërësit e tjerë të dobishëm.
  • Niacinamidi pjesë e grupit të vitaminës B, është një përbërës efektiv për zbardhjen e lëkurës dhe vepron duke penguar transferimin e melanosomeve. Niacinamidi ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbehjen e njollave të errëta. Ky antioksidant natyral gjithashtu ndihmon në sintezën e kolagjenit, i rëndësishëm për rritjen e elasticitetit, duke promovuar një pamje të shëndetshme dhe rinore.

Nuk përmban parabenë.



  • Aplikoni një shtresë të hollë të serumit Fade Gel 6 në zonën problematike në fytyrë ose qafë. 
  • Efekti i menjëhershëm mund të mos jetë i dukshëm kur përdoret në lëkurë me njolla shumë të errëta. 
  • Ekspozimi në diell mund të bëhet vetëm duke përdorur një krem mbrojtës ose veshje mbrojtëse për të mbuluar lëkurën pas përfundimit të trajtimit, për të parandaluar rishfaqjen e njollave.
Fëmijët nën 12 vjeç nuk mund ta përdorin pa udhëzimet e mjekut. 


Shiko edhe