Parasoftin Exfoliating Socks
Lekë 900.00
Zgjidhja inovative për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve.
-
Share:
Parasoftin Exfoliating Socks janë zgjidhje inovative për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve. Pavarësisht nga shkalla e dëmtimit të lëkurës të thembrave të këmbëve, përbërësit e Parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës duke kryer peeling (gërryerje) dhe duke mënjanuar kallot.
- Acidet AHA/BHA në mënyrë efikase stimulojnë rigjenerimin dhe rinovimin e proceseve në lëkurë.
- Komplesi i ekstrakteve (ekstraktet bimore të kaktusit, dardhës, limonit, rrushit dhe ananasit), urea dhe alantoina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe rinovimin e saj, me efekt zbutës dhe qetësues.
Përbërësit e Parasoftin janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë pamje të lëmuar dhe të butë. Rezultatet e para të largimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga aplikimi i produktit, ndërsa një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet pas 2-3 javësh.
Udhëzime mbi përdorimin:
- Largoni manikyrin nga thonjtë dhe bizhuteritë nga këmbët dhe kyçet para aplikimit.
- Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
- Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
- Shplani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit.