Një trajtim intensiv i qerpikëve dhe vetullave. Formula është e pasur me një grup përbërësish aktivë që japin forcë dhe trashësi, duke përmirësuar pamjen e shkurtër dhe hollimin e qerpikëve dhe vetullave. Tekstura xhel transparente dhe kremoze, krijon një film trajtues në secilën fije që i ushqen dhe i mbron ato.
Përbërësit aktiv
- Përbërhet nga 4 Peptide biomimetike të cilat forcojnë fulikulin e qimeve, duke zgjatur ciklin jetësor të tyre dhe duke i lejuar të arrijnë gjatësi maksimale.
- X-LASH INTENSIFIER Lipo-oligo peptid me bazë biotine që stimulon prodhimin e keratinës, për një fibër më voluminoze dhe më të qëndrueshme.
- Ceramide, Pantenol, Aminoacide të cilat forcojnë dhe mbrojnë qimet nga agresionet e jashtme, p.sh., fërkimi gjatë heqjes së grimit, trajtime të ashpra, apo furcat e qerpikëve.
Projektuar posaçërisht për të marrë sasinë e duhur të produktit dhe për të përmirësuar aplikimin e tij. Ana e lëmuar ndihmon në aplikimin e serumit kurse ana e dhëmbëzuar për ta shpërndarë dhe krehur qimen.
Përdorimi- Testuar oftalmologjikisht në sy të ndjeshëm dhe tek mbajtësit e lenteve të kontaktit.
- Nuk përmban prostaglandina
- Mund të përdoret në shtatzëni edhe gjatë laktacionit.
Aplikojeni 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, në qerpikë dhe vetulla të pastra dhe të thata, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Lëreni të thahet përpara se të aplikoni produkte të tjera për sytë.
Sasia e produktit e marrë nga një tërheqje e vetme është sasia totale e rekomanduar për t'u aplikuar në qerpikë dhe vetulla.
Kini kujdes që të mos e aplikoni produktin në qepallën e syve.