Rvb Lab Day and Night Peptide Lip Treatment

Lekë 2,590.00
Title:  

Trajtim intensiv për buzët, i dizajnuar për përdorim ditën dhe natën. Ushqen thellësisht, riparon dhe rikthen volum, duke i lënë buzët më të buta, të hidratuara dhe më të plota. 

 

Tripeptide-1, Shea Butter, Vitaminë E, Bisabolol

10 ml

Trajtues për buzët i cili kombinon veprimin riparues, hidratues dhe anti-aging për një rezultat të dukshëm dhe afatgjatë. Formula vepron menjëherë për të qetësuar thatësinë dhe çarjet, ndërsa në përdorim të vazhdueshëm stimulon rigjenerimin e buzëve.

Peptidet në përqendrime efektive ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, duke përmirësuar volumin e buzëve dhe duke i bërë ato më të plota dhe më të buta pas vetëm 15 ditësh përdorimi.

Përbërësit ushqyes krijojnë një barrierë mbrojtëse që ruan hidratimin për deri në 12 orë dhe mbron buzët nga faktorët e jashtëm.

Rezultati: buzë më të hidratuara, më të buta, më të mbrojtura dhe vizualisht më të plota.

Benefitet:

  • Riparon buzët e thata dhe të çara
  • Hidraton deri në 12 orë
  • Rrit volum dhe përmirëson konturin e buzëve
  • Redukton rrudhat dhe ashpërsinë
  • Forcon barrierën mbrojtëse

Përbërës aktivë:

  • Tripeptide-1 – stimulon kolagjenin & acidin hialuronik, efekt volumizues dhe anti-rrudhë
  • Shea Butter – ushqen dhe mbron
  • Vitaminë E – antioksidant, kundër plakjes
  • Bisabolol – qetëson irritimet dhe ndihmon në riparim
  • Film-forming agents & sterole – ruajnë hidratimin dhe përmirësojnë barrierën

Rezultatet e testimeve:

  • +9% integriteti i barrierës së buzëve
  • -15% rrudhat në konturin e buzëve
  • -7% ashpërsia e buzëve
  • Hidratim i zgjatur deri në 12h

Aplikojeni gjatë ditës për mbrojtje dhe hidratim të vazhdueshëm. Në mbrëmje, aplikojeni në një shtresë më të trashë për efekt intensiv riparues dhe rigjenerues gjatë natës.