Rvb Lab Meso Shape Bandage
Lekë 2,175.00
Lekë 2,900.00
Trajtim inovativ rimodelues për zonën e kofshëve, barkut dhe vitheve.
1 fashë + 1 palë pantallona prej qeseje
Share:
Trajtim rimodelues për zonën e kofshëve, barkut dhe vitheve.
Në sajë të teknologjisë të niozomeve, mundësohet një shpërndarje dhe përthithje sa më e mire e lëndëve aktive duke mundësuar eleminimin e grumbullimit të lëngjeve në këto zona, rimodelimin e trupit dhe reduktimin e pamjes të celulitit ose “lëkurës të portokallit”.
-Ka efekt të fuqishëm drenues dhe shkrin dhjamin në zonat e lartpërmendura.
Pas përdorimit lëkura duket më e tonifikuar, më e butë dhe ka një përmirësim të formës tek zonat në të cilat përdoret.
Përbërësit Aktivë:
- Forskolina: aktivizon ndarjen e yndyrnave dhe redukton dhjamin e lokalizuar.
- Kripërat Epsom (kripëra magneziumi): kanë veprim të fuqishëm drenues dhe rimineralizues, nxisin eleminimin e lëngjeve dhe toksinave të tepërta në trup.
- Escin: rrit rezistencën e enëve të gjakut dhe redukton formimin e mbajtjes së lëngjeve.
- Kompleks Riaktivizues me origjinë natyrore: riaktivizon mikroqarkullimin kutan, përshpejton metabolizmin e indeve dhe e bën veprimin lipolitik dhe drenues të produktit edhe më të fuqishëm.
- Rrotulloni fashot duke filluar nga pulpa , duke u ngjitur rreth kofshëve dhe me pas drejt barkut. Pas përfundimit të rrotullimit të fashos në njërën anë vazhdoni duke zbritur dhe rrotulluar fashon në anën tjetër të trupit. Sygjerohet rrotullimi dy here i fashos në të njëjtin vend.
- Pas përfundimit të vendosjes të fashos, vishni pantallonat prej qeseje.
- Qëndroni me ato përreth 30-60 minuta.
- Në fund të kohës të përcaktuar hiqni pantallonat dhe fashon. Serumin e mbetur në lëkurë masazhojeni derisa të përthithet plotësisht.
- Këshillohet të mos lahet trupi pas proçedurës të mësipërme.