Rvb Lab Microbioma Rich Balancing Cream With Pre-Probiotics 50 ML

Lekë 6,750.00
Title:  

Krem trajtues me përmbajtje prebiotikësh për lëkura të thata dhe sensitive.

Revibiome System, Hyalu Smart PGA, Kompleks Multiceramidik, Acid Hialuronik, Vitamin E.

50 ml

Microbioma Rich Balancing Cream është një trajtim ushqyes-riparues, ideal për lëkurat e thata, të plasaritura, të skuquara, me dermatit, me prirje atopike ose lëkura të cilat kanë nevojë për hidratim intensiv, kujdes të veçantë dhe mbrojtje nga agjentët e jashtëm (i ftohti, dielli, era, terapitë farmakologjike).

Tekstura e kremit përthithet menjëherë pa shkaktuar ndjesi ngjitëse dhe të yndyrshme në lëkurë, falë formulimit të saj me vitaminë E.

Përbërësit aktiv:

  • Sistemi Revibiome: kozmetika inteligjente që ribalancon florën mikrobike të lëkurës, për të rikthyer vitalitetin dhe mirëqenien në lëkurën e të gjithë trupit. Bazuar në prebiotikë dhe probiotikë, ribalancon mikrobiomën e lëkurës dhe forcon funksionet e saj mbrojtëse, duke luftuar proçeset e irritimit, dehidrimit dhe plakjes së lëkurës.
  • Hyalu Smart PGA: efekt anti-rrudhë, elasticizues, tonifikues dhe hidratues.
  • Kompleksi Multiceramidik: përforcon funksionin mbrojtës të lëkurës dhe stimulon proçeset e rigjenerimit të lëkurës.
  • Vajrat Vegjetale: Ushqyese dhe hidratuese.
  • Acidi Hialuronik: hidratues.
  • Vitamina E: antioksidant dhe mbrojtës.
Pa alergjentë dhe pa parfum.

IDEAL PËR: Lëkurat e thata, të dehidratuara, me dermatit.

Aplikoni kremin në mëngjes dhe në darkë pas pastrimit, duke e masazhuar në fytyrë dhe qafë derisa të absorbohet kompet, duke shmangur zonën përreth syve. 

Për një veprim më të shpejtë dhe rezultate më të dukshme përdorni -përpara kremit- serumin hidratues të Microbiomës.

Shiko edhe