Rvb Lab Tone Up&Lift Sculpting Serum 30ml

Lekë 6,750.00 Lekë 9,000.00
Title:  

Serum me veprim të fuqishëm tonifikues, për konture fytyre të tërhequra dhe të definuara. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton dukshëm thellësinë e rrudhave, si në fytyrë ashtu edhe në zonën periokulare. 

HYALU SMART™ PGA, MICROCURRENT PEPTIDE, NIO_TECH HYALURONIC ACID 3D, KREATINA

30ml

Trajtim intensiv tonifikues për fytyrën, konturin e syve dhe qafën. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, ai  siguron hidratim dhe ka efekt anti-age. Mund të përdoret i vetëm në fytyrë, konturin e syve, qafë dhe dekolte, pa nevojën e një kremi tjetër hidratues.  Vetëm për lëkurat e thata sygjerohet të aplikoni mbi të një krem hidratues shtesë.

Përmban MICROCURRENT PEPTIDE 2%, një përbërës aktiv të gjeneratës së re që imiton përfitimet e stimulimit elektrik në lëkurë, duke rritur energjinë qelizore dhe aftësinë kontraktuese të fibroblasteve. Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton dukshëm thellësinë e rrudhave, si në fytyrë ashtu edhe në zonën periokulare. Peptid i gjeneratës së re me veprim morpho-shaping i cili rimodelon konturet e fytyrës dhe qafës, duke siguruar një efekt lifting dhe reduktim të dukshëm të rrudhave (test in vivo në rrudha, krahasuar me rezultatet e pajisjeve microcurrent pas vetëm një jave përdorimi). Lëkura duket menjëherë më e lëmuar, më e fortë dhe më rrezatuese.

Përbërësit Aktivë

  • HYALU SMART™ PGA: Përbërës që maksimizon efektivitetin e acidit hialuronik.
  • MICROCURRENT PEPTIDE: Ndihmojnë në rigjenerimin e qelizës.
  • NIO_TECH HYALURONIC ACID 3D: Sistem transportues i përbërësve aktivë, i bazuar në tre lloje të ndryshme acidesh hialuronike me peshë të ulët molekulare.
  • KREATINA: Vepron në nivel qelizor duke rritur prodhimin e energjisë së saj dhe kolagjenit, për një lëkurë më të fortë dhe më të mbushur.

Në mëngjes dhe në mbrëmje, mbi lëkurë të pastruar dhe të tonifikuar, aplikoni produktin duke e tapotuar lehtë me majat e gishtave nga qendra e fytyrës drejt jashtë, në qafë dhe rreth zonës së syve, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.

Shiko edhe