Tothema * 20

Lekë 529.00
Title:  
Suplement ushqimor me bazë hekuri, për trajtimin e anemisë.

20 ampula

Tothema është një suplement ushqimor me bazë hekuri dhe acidi folik, për një sistem metabolik normal si edhe për të luftuar aneminë.

  • Përmbajtja e Hekurit është vecanërisht e nevojshme tek femrat shtatzëna, pasi nevoja për hekur është e shtuar gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu hekuri është shumë i rëndësishëm tek personat anemikë, që kanë vlera të ulëta të tij.
Ky produkt nuk duhet të përdoret:
- nëse shkaku i anemisë nuk është mungesa e hekurit;
- nëse keni tepricë hekuri (si anemi normokromike ose hiperkromike, siç është talasemia), anemi refraktare për shkak të anemisë ose dështimit të palcës kockore;
- nëse keni një rritje të akumulimit të hekurit në trup (p.sh. hemokromatoza, hemosideroza) ose nëse ka një problem me përdorimin e hekurit (p.sh. anemi e shkaktuar nga plumbi, anemi sideroakrestatike)

Medikamenti administrohet me oralisht.
Solucioni merret i holluar me ujë ose një pije tjetër joalkoolike.
Duhet të merret para një vakti, por koha dhe doza mund të kenë nevojë të rregullohen në varësi të mënyrës se si tolerohet medikamentinga trakti gastrointestinal.

Doza të zakonshme terapeutike

  • Të rriturit
Ju duhet të merrni 100 deri në 200 mg hekur (2-4 ampula) në ditë.
  • Foshnjat dhe fëmijët më të mëdhenj se 1 muaj
Duhet të merren 5-10 mg / kg peshë trupore të hekurit në ditë.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin për çdo paqartësi.

Shiko edhe