Vurdon Gel 1% * 100 G
Lekë 421.00
Xhel për përdorim lokal, lehtësues i dhimbjeve muskulare.
100 g
Share:
Vurdon Gel 1% është një xhel anti-inflamator me veprim lokal, që përdoret për të trajtuar dhimbjet e osteoartritit të kyçeve që janë të përshtatshme për trajtimin lokal , të tilla si duart dhe gjunjët tek fëmijët mbi 14 vjeç dhe të rriturit.
Vurdon 1% përmban Diklofenak Natriumi, një substancë aktive që i përket një klase të barnave të quajtura antiinflamatore jo-steroide.
Mund të lehtësojë dhimbjen, të zvogëlojë ënjtjen dhe të lehtësojë inflamacionin që prekin nyjet, muskujt dhe tendinat, duke përfshirë: artritin reumatoid, osteoartritin, përdhesin akut (inflamacion të dhimbshëm të kyçeve veçanërisht në këmbë dhe duar), spondilit ankilozant (formë spinalartrozë) .
Përdorimi:
- Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
- Vurdon duhet të masazhohet butësisht në lëkurë. Në varësi të madhësisë së zonës së prekur që do të trajtohet, 2 deri në 4 g duhet të aplikohen 3 deri në 4 herë në ditë.
- Rekomandohet që trajtimi të mos vazhdojë më shumë se 14 ditë.