Doppel Herz A-Z Depot *30

Doppel Herz A-Z Depot *30

Lekë 1,370.00
Title:  
Suplement ushqimor me bazë vitaminash,mineralesh dhe mikroelementesh.

30 tableta

Sasi optimale e vitaminave, mineraleve dhe mikroelementeve esenciale është një kriter i rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit.

  • Këto shtesa ushqimore nuk mund të sintetizohen nga trupi jonë, prandaj ne duhet që çdo ditë ti sigurojmë trupit sasitë e nevojshme.
  •  Mungesa e çdo njërit prej këtyre përbërësve në organizëm mund të dëmtojë funksionimin optimal të proçeseve metabolike. 
  • Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra, produkte bulmeti dhe konsumi i peshkut janë burimet natyrore prej nga trupi furnizohet me këto përbërës esencial.

Cili është avantazhi i tabletave DEPO?

  • Nga një dietë e pabalancuar, sasia e vitaminave, mineraleve dhe elementëve gjurmë është shpeshherë nën atë optimale. Për më tepër, disa vitamina dhe minerale, ku përfshihen dhe vitaminat e tretshme në ujë si vitamina C, B1, B2 dhe B6 mund të ruhen për një kohë të shkurtër nga organizmi.
  • Sasitë e tepërta të vitaminës C të marra menjëherë mund të ekskretohen nga trupi të papërdorura, duke bërë që të mos jenë në dispozicion të trupit atëherë kur organizmi ka nevoja të rritura.
  • Kjo është pikërisht koha kur trupi ka nevojë më shumë për nutrientë për të mirëmbajtur mekanizmat mbrojtës të qelizave.
Formulimi është i tillë që tabletat të shërbejnë si një formë ruajtëse (depo) e nutrientëve në organizëm ku nutrientët çlirohen me kalimin e orëve duke e furnizuar trupin për një kohë më të gjatë.
  • Personat që përballen me lodhje fizike apo stres në punë kanë nevoja të ndryshme për nutrientë. Formulimi i tabletave është bërë duke studiuar këto grupe individësh. 
  • Nutrientë të caktuar si Vitamina C, Vitamina E dhe Vitaminat B janë përshtatur me nevojat specifike të organizmit.
  • Tabletat përmbajnë gjithashtu, Luteinë, një karrotenoid që ka rol kyç në shëndetin e syve.

Doza e rekomanduar është 1 tabletë në ditë pas një vakti ushqimor.




Shiko edhe