Cardiopirin Acid Acetilsalicilik 100 MG * 30
Lekë 134.00
Tableta gastro-rezistente me veprim anti-trombotik.
100 MG
Share:
Cardiopirin ka një veprim anti-trombotik (ndalon grumbullimin
e pllakëzave të gjakut), prandaj redukton mpiksjen e gjakut.
Ky bar ka një veprim të reduktuar në traktin
gastrointestinal sepse prezantohet si një tabletë gastro-rezistente.
Cardiopirin përdoret për:
- Reduktimin e rrezikut ndaj okluzionit të një arterieje koronare pas infarktit miokardial.
- Parandalimin e një okluzioni të ri vaskular pas kirurgjisë vaskulare, p.sh. Bypass.
- Parandalimin e apopleksisë dhe atakeve ishemike tranzistente.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
- Një tabletë një herë në ditë.
- Gëlltiteni tabletën e plotë me nië sasi të mjaftueshme uji.
- Konsultohuni me mjekun tuaj për kohëzgjatjen e trajtimit.