DoppelHerz Mama Plus * 30

DoppelHerz Mama Plus * 30

Lekë 1,450.00
Title:  
Suplement ushqimor, i përshtatshëm për femrat që po përpiqen të kenë fëmijë, si edhe ato pas lindjes dhe gjatë gjidhënies.

Vitaminë C, Vitaminë D3, Vitamina B komples, Zink, Selenium, Jod, DHA, Acid Folik, Biotinë.

30 kapsula

DoppelHerz Mama Plus është një suplement me një gamë të gjerë nutrientësh i përshtatshëm për femrat që duan të kenë fëmijë, ato gjatë shtatzënies apo gjidhënies.

Ai siguron:

  • Acid Folik, i cili ndikon në ndarjen qelizore si edhe përgatitjen indore të nënës për implementimin e fetusit.
  • Jod, i cili ndikon në prodhimin normal të hormoneve të tiroides me ndikim në shumë procese metabolike.
  • Hekuri ndihmon në formimi normal të rruazave të kuqe të gjakut dhe shpërndarjen normale të oksigjenit në organizëm.
  • Zinku kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
  • Magnezi ndihmon në metabolizmin normal të enegjisë, funksionin normal të muskujve dhe nervave.
  • Vitamina C mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, në kombinim me Vitaminën E.
  • Vitaminat B1, B2, Acidi Pantotenik dhe Nikotinamidi kontribuojnë në metabolizmin normal energjitik.
  • Vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal proteinik.
  • Vitamina B12 ka ndikim në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin normal të sistemit nervor.
  • Biotina mbështet mirëqënien e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
  • Kalciumi dhe Vitamina D kanë ndikim në mirëqënien e sistemit kockor.
  • DHA kontribuon në zhvillimin normal të syve dhe atij nervor të fetusit dhe të fëmijës, i cili ushqehet me gji.

  • Këshillohet përdorimi i 2 kapsulave në ditë gjatë vaktit kryesor, ose të shpërndara gjatë gjithë ditës.
  • Nuk rekomandohet për fëmijët dhe të rinjtë.
  • Para se të merrni një tjetër suplement me bazë jodi duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
  • Nga doza 3.5mg/ ditë, duhet shmangur çdo lloj suplementi tjetër me zink.

Shiko edhe