Flavamed Expectorant 15 MG/ ML përmban përbërësin aktiv Ambroxol, i cili i përket një grupi ilaçesh të quajtur agjentë mukolitikë, të cilët përdoren në kushte ku frymëmarrja është e vështirë për shkak se ka shumë sekrecione (të referuara edhe si mukus) në rrugët tuaja ajrore.
- Ambroxol lehtëson ekspektorimin dhe redukton kollën.
- Ky ilaç vepron duke e bërë mukozën tuaj më të hollë dhe duke rritur sekretimin e mukusit nga trakti respirator në sëmundjet akute dhe kronike të bronkeve dhe mushkërive me çrregullime të sekretimit dhe transmetimit të mukusit.
Dozimi:
- Fëmijët nga mosha 2-5 vjec: 2.5 ml shurup, deri në 3 herë në ditë.
- Fëmijët nga mosha 6-12 vjec: 5 ml shurup, 2-3 herë në ditë.
- Adoleshentët nga mosha 12 vjec: 10 ml, 3 herë në ditë (2-3 ditët e para)
- 10 ml, 2 herë në ditë ( ditët në vazhdim)
- Të rriturit: 20 ml, deri në 2 herë në ditë.