Jodex Spray 8.5% * 30 ML

Jodex Spray 8.5% * 30 ML

Lekë 419.00
Title:  
 Dezinfektant otorino-laringologjik.

30 ml

Jodex Spray 8.5%  indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore vepruese është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina mbron mukozat nga dëmtimi.

Ky bar përdoret:

  • si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës;
  • në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë;
  • gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
  • në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
  • në anginat streptotoksike (i shoqëruar me antibiotik).
Mos merrni Jodex:
  1. Në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj povidonjodit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të barit pasi mund të shfaqen reaksione alergjie (përfshirë dhe anafilaksinë).
  2. Të evitohet përdorimi i rregullt apo i zgjatur në të sëmurët me patologji të tiroides apo në pacientët që janë nën mjekim me litium.
  3. Barnat që përmbajnë jod nuk duhet të përdoren 2 javë para dhe pas kurimit me jod radioaktiv si dhe gjatë dëmtimeve serioze të funksionit të mushkërive.
  4. Tek pacientët me dëmtime të mëlçisë duhet të përdoret vetëm me rekomandim të mjekut.
  5. Këshillohet të evitohet përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
  6. Ky bar nuk duhet të përdoret në fëmijët nën 8 vjeç.

Përdorimi:

Gjithmonë merreni Jodex sipas këshillës së mjekut. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj me përpikmëri dhe asnjëherë mos ta ndryshoni dozën vetë, sido që të ndiheni. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.

  • Jodex – Spray duhet spërkatur me kujdes në sipërfaqen e mukozës së gojës, pa e futur tubin shumë në thellësi.
  • Fëmijët mbi 8 vjeç dhe të rriturit: 2-3 sprucime në anën e djathtë dhe të majtë, deri 4 herë në ditë.
  • Në raste të veçanta mund të aplikohet edhe më shpesh (çdo 4 orë).
Para përdorimit duhet të shpëlahet goja me ujë të ngrohtë.

Shiko edhe