Lioton Gel * 50 G

Lioton Gel * 50 G

Lekë 1,134.00
Title:  
Xhel antiinflamamtor, i cili ndihmon në uljen e dhimbjes të shkaktuar nga venat varikoze.

50 ml

Lioton Gel është një xhel që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lehtësimine dhimbjeve të shkaktuara nga venat varikoze.
Substanca aktive në Lioton® Gel IU/g gel është Heparina (si heparinë natriumi).

Indikacionet:

  • Trajtimi i simptomave të sëmundjeve venoze sipërfaqësore (p.sh. ato karakteristike të venave varikoze dhe ndërlikimet e tyre: zhvillimi i mpiksjes së gjakut në venat e prekura me ose pa inflamacion të murit të venës; inflamacion i indeve përreth venës dhe ulçera që zhvillohen në lëkurë mbi zonën e venave varikoze),
  • Trajtimi i inflamacionit të murit të venës së dëmtuar, pas operacioneve kirurgjikale,
  • Lehtësimi i simptomave pas operacionit në venë (p.sh. mavijosje dhe ënjtje),
  • Lehtësimi i ënjtjes dhe mavijosjes së kyçeve dhe muskujve për shkak të traumave dhe ndrydhjeve.
  • Sëmundjet venoze sipërfaqësore mund të çojnë në ngërçe muskulare në këmbët tuaja sidomos natën. Ngërçet mund të jenë shumë të dhimbshme, të parehatshme dhe shqetësuese.
  • Hematoma subkutane pëfshin mavijosjet dhe kontuzionet. Përbërësi aktiv Heparina në trajtë xheli depërton në lëkurë dhe ndihmon shpërbërjen e akumulimit të gjakut për shkak të efektit së saj të trefishtë të veprimit (efekte anti-koagulante, anti-inflamatore dhe anti-eksudative.
Lioton mund të përdoret vetëm kur indikohet trajtimi lokal, ose në kombinim me terapitë sistemike.

Lioton® Gel zvogëlon në mënyrë efektive simptomat e sëmundjeve venoze sipërfaqësore si:

  1. Këmbë të rënduara;
  2. Këmbë që dhembin;
  3. Skuqje dhe enjtje e këmbëve.

  • Aplikoni butësisht 3 - 10 cm xhel në zonën e prekur 1 deri në 3 herë në ditë. 
  • Xheli ka një aromë qetësuese Livandoje dhe Neroli, nuk lë ngjyrë dhe për këtë arsye është shumë i përshtatshëm edhe në orar pune dhe kur udhëtoni.

Shiko edhe