Operil 0.5 MG/ ML * 10 ML

Lekë 405.00
Forma:  
Solucion zhbllokues dhe lehtësues i hundës së bllokuar.

10 ml

Operil 0.5 MG/ ML përmban Oksimetazolinë, e cila është një dekongjestant (zhbllokues), që ndihmon në zhbllokimin dhe lehtësimin e përkohshëm të hundës e shkaktuar nga alergjitë ose ftohja e zakonshme. Redukton sekrecionet e tepërta dhe ngushton enët e gjakut përreth zonës së hundës duke mundësuar një frymëmarrje më të lehtë.

Indikohet në:

  • Rinitin akut të shkaktuar nga të ftohtit;
  • Rinitin alergjik;
  • Rinosinuzit;
  • Inflamacionin e veshit të mesëm.
Gjendet në 2 forma: Me pika dhe spray.

I përshtatshëm për të rriturit dhe fëmijët nga mosha 7 vjeçare.

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

  • Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 7 vjeç: Rekomandohet të hidhen 1-2 sprucime ose pika të Operil 0,5 mg/ml në secilën vrimë të hundës 2-3 herë në ditë.

Shiko edhe